Lajme
Policia aksion edhe në Lipjan, flet Imri Ahmeti
Demokracia
11:01 | 24 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës sot ka ndërmarrë një aksion në disa lokacione të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe Komunën e Lipjanit.

Demokracia.com ka kontaktuar me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili tha se në objektin e komunës nuk ka ndonjë aksion policor.

“Në objekt të komunës nuk ka ndonjë aksion policor. Jashtë komunës po, në bazë të fjalëve që kam dëgjuar diçka, janë për një zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, i cili është marrë në pyetje”, tha Ahmeti për Dmeokracia.com.

Lexo edhe: 

Arrestohen katër zyrtarë në aksionin e policisë në Ministrinë e Bujqësisë

Sot në mengjes është zhvilluar në aksion policor në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të Ministrisë e të Bujqësisë dhe Zvillimit Rural.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për Demokracia.com, ka konfirmuar se janë duke u zhilluar një operacion policor në disa lokacione të ndryshme.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, tha Kelani./Demokracia.com/

Të ngjashme