Lajme
Polici vrau vëllain e tij në Graçanicë, policia jep detaje rreth vrasjes
Demokracia
08:58 | 08 Maj 2022

Share:

Një zyrtar policor ka vrarë vëllain e tij të shtunën në fshatin Gushtericë të Graçanicës.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar, me rastin është duke u marr Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përcjell Demokracia.com.

“VRASJE E RËNDË – Fsh. Gushtericë, Graqanicë, 07.05.2022 – 14:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (zyrtar policor) ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës mashkull kosovar (vëllait të tij). Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. I dyshuari është arrestuar, me rastin është duke u marr IPK (Inspektorati Policor i Kosovës)”, thuhet në raportin e PK-së.

Demokracia.com ka mësuar se Milorad Subariq është zyrtari policor që dyshohet se ka vrarë vëllain e tij, Dragisa Subariq. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Emrat e dorasit dhe viktimës| Zyrtari policor vrau vëllain e tij në Gushtericë për pronë

Të ngjashme