Lajme
Emrat e dorasit dhe viktimës| Zyrtari policor vrau vëllain e tij në Gushtericë për pronë
Demokracia
16:03 | 07 Maj 2022

Share:

Një vrasje e rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Gushtericë të Graçanicës.

Demokracia.com ka mësuar se Milorad Subariq është zyrtari policor që dyshohet se e ka vrarë vëllain e tij Dragisa Subariq.

Kjo vrasje, siç ka mësuar Demokracia.com, ka ndodhur për shkak të një prone.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tha më tej ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Personi i dyshuar (zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Demokracia.com/

LAJMI I FUNDIT: Polici i komunitetit serb vrau vëllain e tij në Gushtericë, shkak ishte prona

Të ngjashme