Lajme
Shifra e ‘çmendur’, kaq harxhoi mërgimtari për ditëlindjen e Skënderbeut
Demokracia
16:50 | 09 Maj 2024

Share:

Një shifër marramendëse për të shënuar kujtimin e Skënderbeut. Ky është kontributi i një mërgimtari me rastin e ditëlindjes së heroit kombëtar.

Gjergj Prenkoçaj është iniciatori, financuesi dhe ideatori i monumentit të kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që është vendosur në Gjakovë.

Për emisionin Kosova Today në Klan Kosova, ai u shpreh se ceremonia ka kaluar bukur.

Tutje ai bëri të ditur se ka rreth dy vjet që e ka nisur këtë ide, meqë Skënderbeu është frymëzuesi me i mirë e heroi më shembull që kemi në trojet arbërore.

“Krijimi i shtatores ka marrë kohë dy vjet. Gjergji me kalin bronz ka kushtuar 120 mijë euro. Bazamenti 31 mijë e 500. Jam në pritje për TVSh-në, por nëse e shohim totalin, shuma është rreth 178 mijë e 770  euro”.

“Unë e kam financuar vet, por kam pasur dhe disa shokë që më kanë ndihmuar, diku 13 mijë euro, pjesa tjetër është çdo gjë e imja”, deklaroi Prenkoçaj.

Të ngjashme