Arte
Poezitë e humbura të shkruara me dorë nga Emily Brontë pritet të shiten për më shumë se 1 milionë euro
Demokracia
23:05 | 25 Maj 2021

Share:

Një “bibliotekë e humbur” e letërsisë britaneze, duke përfshirë poezi të rralla të shkruara me dorë nga Emily Brontë dhe vepra të Robert Burns, do të dalin në ankand në Sotheby’s.

Përmbajtja e Bibliotekës Honresfield, e cila është rishfaqur pas gati 100 vitesh, do të dalë në shitje në tre ankande të veçanta.

Poezitë e Emily pritet të shiten diku mes 800 mijë funta dhe 1.2 milion.

Një botim i parë i romanit të saj të famshëm “Wuthering Heights” mund të arrijë mes 200 mijë dhe 300 mijë funta, transmeton Demokracia.com.

Emily Brontë ishte kryesisht e panjohur si shkrimtare gjatë jetës së saj, por shkroi historinë e saj pasionante të dashurisë Wuthering Heights në vitin 1847, një vit para se të vdiste nga tuberkulozi.

Publiku do të ketë shansin të shohë pikat kryesore nga biblioteka në ekspozitat në Londër, Edinburg dhe Nju Jork.

Biblioteka përfshin gjithashtu një përmbledhje me poezi, shënime, letra personale dhe ide të bashkuara nga bard skocezi Robert Burns, kur ai ishte një 24-vjeçar i panjohur. /Demokracia.com/

Emily Bronte's handwritten poems

Bewick's History of British Birds

Të ngjashme