ShowBiz
Po zbehet fama e ish banorëve të Big Brother Albania
Demokracia
21:19 | 30 Qershor 2023

Share:

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

10. Në vend të dhjetë renditet Efi Dhedhes me 2 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu në 586 mijë ndjekës. Efi vazhdon të humbasë ndjekës.

9. Krist Aliaj po ashtu rezulton me më pak ndjekës nga java e kaluar, me 1 mijë ndjekës më pak. Kristi ka treguar se shumë shpejt do të nxjerrë në treg firmën e tij të parfumeve.

8. Teksa në javët e kaluara Kiara Tito ka qenë me rritje të numrit të ndjekësve të saj, këtë herë ajo nuk ka ndryshuar aspak. Njësoj si javën e kalaur, moderatorja vazhdon që të ketë 728 mijë ndjekës.

7. Në vend të shtatë renditet Dea Mishel, të cilën e shohim çdo të diel krah Kristit në jurinë e “She’s On Top”. Ajo ka fituar ndjekës në Instagram.

6. Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 2 mijë ndjekës. Së fundmi është përfolur për një lidhje romantike mes saj dhe Dj Geek.

5. Olta Gixhari, e cila është duke xhiruar filmin “Në kuadër të dashurisë” së bashku me Luiz Ejllin, ka fituar këtë javë 2 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 422 K ndjekës.

4. Në vend të katërt renditet Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që transmetohet në televizion duke nisur nga kjo e diel. Këtë javë ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës

3. Luiz Ejlli, një nga pritagonistët e “Në kuadër të dashurisë” që po xhirohet aktualisht në Korçë, ka fituar këtë javë po ashtu 2 mijë ndjekës.

2. Në vend të dytë pozicionohet Ronaldo Sharka. Këtë javë ai ka fituar 3 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 140 K. 1. Elvis Pupa vazhdon që të ruajë vendin e parë për të tretën javë radhazi. Këtë herë ai ka fituar 4 mijë ndjekës më shumë në Instagram. /Top Albania Radio

Të ngjashme