Lajme
Plagosje e dyfishtë në Klinë
Demokracia
14:40 | 18 Maj 2022

Share:

Dy persona janë plagosur në qendër të Klinës nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 13:40.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, shkruan Demokracia.com.

Motivet e plagosjes së dyfishtë mbeten të panjohura deri më tani.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë…Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova për Demokracia.com.

Të ngjashme