Sport
Pjesët e para: Liverpooli në vështirësi ndaj Rangers, Bayerni i pamëshirshëm kundër Plzenit
Demokracia
21:49 | 12 Tetor 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para edhe në dy takimet tjera në mbrëmjen e sotme në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli ka shkuar në pushim me barazim 1:1 në ndeshjen kundër Rangers në Glasgoë, shkruan Demokracia.com.

Shifrat në takimin e Grupit A i zhbllokoi Arfield që kaloi Rangersin në avantazh në minutën e 17-të.

Festa e skocezëve zgjati vetëm shtatë minuta. Kjo pasi Roberto Firmino realizoi me kokë për t’i barazuar shifrat.

Në takimin tjetër në Çeki, Bayerni i Munichut po tregohet i pamëshirshëm duke avancuar 0:4 ndaj Viktoria Plzenit.

Mane në minutën e 10-të, Muller në të 25-tën minutë dhe Goretzka në minutat 25-të dhe 35 ishin realizatorët për “bavarezët”.

Sfida mes Viktoria Plzenit dhe Bayern Munichut i takon Grupit C./Demokracia.com/

Të ngjashme