Sport
“Pjesa e tretë” e ndeshjen Bayern – Villarreal: Tifozi i Koln i dehur u hodh në fushë, por e pësoi keq
Demokracia
13:42 | 13 Prill 2022

Share:

Ndeshja e kthimit e çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Bayernit dhe Villarrealit ka pasur “pjesën e tretë” të drejtuar nga një tifoz i dehur, i cili interesant nuk është as Bayern as Villarreal, por Kolnit.

Një grup i vogël njerëzish, teknikë, kameramanë, gazetarë, të cilët qëndruan për të mbaruar punën, për t’i bërë gjërat dhe për të shkuar në shtëpi, morën pjesë në këtë moment jashtëzakonisht të papritur që i bëri të gjithë të qeshin.

Raportohet se tifozi ishte i dehur, me një fanellë të Kolnit, ai zbriti nga tribuna në fushë duke kërcyer nga një lartësi jo edhe e madhe, përcjell Demokracia.com.

Megjithatë, ai u rrëzua në tokë dhe duket se mbeti i lënduar, por ajo nuk e ndaloi të shfaqte performancën e tij në “Allianz Arena” për disa çaste.


Ndryshe, Villarreali në atë fushë barazoi 1:1 me Bayernin në ndeshjen e kthimit dhe siguroi kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Demokracia.com/

Të ngjashme