Sport
Pjesa e dytë e Cityt, vendimtare në fitore
Demokracia
23:00 | 19 Janar 2023

Share:

Manchester City ka zhvilluar një pjesë të dytë thuajse të përkryer, për ta përmbysur rezultatin ndaj Tottenhamit, dhe për ta fituar tërë ndeshjen. City i Pep Guardiolës të enjten mbrëma fitoi ndaj Tottenhamit të Antonio Contes, në ndeshjen e mbetur të xhiros së shtatë të Premier Leagues angleze. Tottenhami befasoi “qytetarët” me dy gola në fundin e pjesës së parë.

Dejan Kulusevski në minutën e 44-t dhe Emerson Royal në minutën e dytë të shtesës në pjesëlojën e parë, dërguan Tottenhamin në pushim me epërsinë e dy golave. Pas pushimit, City tregoi fytyrë tjetër.

Ngushtoi epërsinë me Julian Alvarezin në minutën e 51-të, ndërsa dy minuta më vonë, barazoi rezultatin me Erling Haalandin që shënoi golin e 22-të në këtë edicion të Premier Leagues. Më pas shkëlqeu Riyad Mahrez me dy gola. Për 3:2, algjeriani shënoi në minutën e 63-të, ndërsa për 4:2 realizoi në minutën e fundit të ndeshjes.

City me këtë fitore i afrohet liderit të tabelës, Arsenalit, në vetëm pesë pikë. Megjithatë, “revolveristët” me 47 pikë në krye, kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Tottenhami mbetet me 33 pikë në vendin e pestë, pas 20 ndeshjeve të zhvilluara.

 

Të ngjashme