Arte
Piktura e këngëtarit Ed Sheeran mbledh më shumë se 51 mijë dollarë
Demokracia
20:43 | 16 Mars 2021

Share:

Një pikturë e Ed Sheeran ka mbledhur më shumë se 51 mijë dollarë për një organizatë bamirësie të kancerit.

Kampanja e Kancerit në Suffolk, kishte organizur një lotari, ku persona të ndryshëm mund të ishin fitues të pikturës, vetëm me blerjen e një bilete 20 dollarëshe, shkruan Demokracia.com.

Vepra artistike abstrakte shumëngjyrëshe e 30-vjeçarit,e titulluar Splash Planet, u fitua nga Claire Faynor nga Vermonti.

Claire Faynor, from Vermont in America, who won the Ed Sheeran painting in a raffle

CCis- Fushata e Kancerit në Suffolk ka mbledhur rreth 51 mijë dollarë përmes shitjes së biletave dhe donacioneve të ndryshme.

Karen Hire, shefja ekzekutive e CCiS tha se ishte tejet e kënaqur nga përkrahja.

Këngëtari, Sheeran më parë dhuroi një pikturë tjetër, të quajtur Dab 2, në një ankand bamirësie, ku u shit për 40 mijë dollarë.

Sheeran tha se piktura ishte “një nga ato më të shkëlqyerat” e parë në kopertinën e këngës së tij, Afterglow.

Sheeran pikturoi Splash Planet dhe Dab 2 pas turneut të tij botëror Divide, i cili përfundoi me një seri koncertesh të kthimit në Ipswich në 2019. /Demokracia.com/

Ed Sheeran working on the painting Dab 2, which is up for auction for charity

Të ngjashme