Arte
Piktori nga Kosova i cili jeton në Austri, realizon portretin e Vjosa Osmanit
Demokracia
18:48 | 29 Prill 2021

Share:

Gazmend Freitag, piktori me origjinë nga Kosova I cili jeton në qytetin Linz të Austrisë, i ka bërë një portret Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se është i lumtur që Kosova ka një grua si presidente, dhe se kjo do të ndihmojë në barazinë gjinore.

“Me Zonjën Vjosa Osmani e shoh një shans për të ngritur rolin e gruas në shoqërinë shqiptare. Unë besoj shumë se barazia gjinore e ndihmon shumë shtetin në çdo aspekt dhe besoj se Vjosa do të bëjë shumë për integrimin sa më të madh të gruas në politikë si dhe rrjetizimin dhe punësimin e grave.

Me këtë portret ai ka thënë se dëshiron ta urojë dhe të shprehë respektin e tij për presidenten e Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme