Arte
Peticioni i Grimes bën që Spotify të njeh ‘ethereal’ si zhanër muzikor
Demokracia
16:02 | 06 Prill 2021

Share:

Spotify ka njohur ‘ethereal’ si zhanër muzikor pas një peticioni të vitit 2019 nga Grimes. Për të shënuar këtë, muzikantja ka  përzgjedhur një playlistë me këngë nga këngëtar si Caroline Polachek, FKA twigs, Arca, SOPHIE dhe më shumë.

Playlista shtatë orëshe shoqërohet nga një përshkrim i zhanrit ethereal nga Grimes, që thotë se “ky zhanër është i dedikuar ndaj ekperimentalizmit me elemente të muzikës pop dhe bukurisë universale”.

Artistja e postoi playlistën edhe në Twitter, duke shkruar:”@Spotify e njohe muzikën ethereal si zhanër (kam harruar që kam bërë peticion për këtë)”, transmeton Demokracia.com

Grimes e nisi kampanjën e saj në vitin 2019, pasi kishte krijuar playlistën e parë me këtë lloj muzike.

“Ne e nisëm këtë peticion me idenë që duhet të jetë një zhanër zyrtar në platformat lansuese! Na është thënë gjithmonë se Grimes nuk përshtatet në ndonjë zhanër zyrtar ekzistues prandaj nuk mund të jetë pjesë e playlistave apo radios”.

Artistë të tjerë të përfshirë në këtë playlistë përfshijnë  Kate Bush, Kelsey Lu, Björk, Eartheather, Yves Tumor, Yaeji, Princess Nokia, Massive Attack, SASSY 009, Soccer Mommy, A.G. Cook, Sega Bodega, serpentëithfeet dhe shumë të tjerë./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme