Lajme
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Podujevë
Demokracia
14:20 | 02 Mars 2024

Share:

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Këtë për Paparaci e ka bërë të ditur Flora Ahmeti zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

“Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.”, tha Ahmeti.

Tutje ajo shtoi se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.

Të ngjashme