Arte
Pesë filma për t’i shikuar gjatë festës së Shën Valentinit
Demokracia
15:28 | 10 Shkurt 2021

Share:

Festa e të dashuruarve këtë vit vjen më ndryshe se vitet e tjera, dhe kjo natyrisht për shkak të pandemisë.

Me shumë të dashuruar të detyruar të jenë në distancë nga njëri tjetri, për shkak të bllokimeve dhe kufizimeve apo arsyeve të ndryshme që jeta mund të hedhë, edhe nëse nuk keni plane për të dalë, apo edhe nëse dilni e nuk do të keni mundësini të festoni zakonisht; do të mund të kaloni një mbrëmje të shkëlqyer në shoqërinë e filmave, transmeton Demokracia.com

Më poshtë, kemi përzgjedhur për ju 5 filma, për përvoja dhe nevoja të veçanta, të cilët do të ju bëjnë të përjetoni, e ndoshta edhe të vuani bashkë me karaktere dhe botëra komplekse, të cilat do të ju bëjnë të harroni për pak kohë realitetin.

Closer (2004)

Një film i bazuar në dramën me të njejtin titull të Patric Marber dhe me regjisor Mike Nicols, sjell historinë e dy çifteve, fatet e të cilëvve ndërlidhen, duke i shtyrë kështu në lojëra të tmerrshme me ndjenjat e njëri tjetrit. Të paaftë për të komunikuar sinqerisht ndjenjat  e tyre, ata përfundojnë të lënduar mu nga tendenca për të mos u lënduar. Natalie Portman, Jude Law, Clive Owen dhe Julia Roberts, japin një performancë te mrekullueshme, me karaktere që do të ju mbesin në mendje përjetësisht.

Vicky Cristina Barcelona (2008)

Me një kastë aktorësh në të cilën bën pjesë Scarlett Johansson, Javier Bardem, Penelope Cruz dhe Rebecca Hall, ky film  është një kënaqësi e pastër vizuale fillimisht dhe pastaj një meditimi mbi pasionin, bukurinë, ndjeshmërinë por edhe toksicitetin e dashurisë.

Vicky dhe Cristina janë dy shoqe që kanë vendosur të kalojnë pushimet verore në Spanjë. Përderisa Vicky është në prag të martesës, Cristina dashurohet marrëzisht me një piktor, me të cilin poashtu dashurohet fshehurazi edhe Vicky. Megjithatë, asnjëra nga to nuk është e vetëdijshme për marrëdhënien e vështirë që ky piktor ka me ish-gruan e tij, një femme fatale e cila nuk pranon të largohet nga jeta e tij.

 

The Perks of Being a Wallflower (2012)

Edhepse në dukje trajton historinë e disa adoleshentëve, ky film i bazuar në novelën e Stephen Chbosky, është shumë më shumë se kaq. Në qendër të filmit është 15 vjeçari Charlie, i cili kthehet në shkollë pas vetëvrasjes së mikut të ngushtë dhe dashurohet për herë të parë me një vajzë. I ballafaquar për herë të parë me një grup shoqëror të cilët nuk e paragjykojnë dhe me të cilët mund të ndajë pasionin për muzikën, Charlie i duhet të mësojë të përballet me të kaluarën e tij të errët.

 

Brokeback Mountain (2005)

Ky film për dashurinë mes dy burrave është një prej kult filmave të historive LGBT. Historia përcjell dy kauboj të cilët kanë një lidhje sekrete dashurie për vite me radhë. Ata fillojnë këtë lidhje përderisa janë duke u kujdesur për delet në malin Brokeback, në fillim duke u shoqëruar me njëri tjetrin, derisa një natë, kur janë të dehur, romanca mes tyre fillon. Pavarësisht se ata ndajnë rrugët, martohen me gra dhe bëjnë fëmijë, ata ende nuk janë të gatshëm të heqin dorë prej njëri tjetrit.

Blue Valentine (2010)

Filmi i cili ka kolonë zanore një prej këngëve më të bukura dhe më të trishta të dashurisë, trajton marrëdhien e dashurisë së një çifti të martuar, që nga fillimet e romancës së tyre, deri te sfida e funksionimit si një çift i martuar. Të dy vijnë nga familje traumatike dhe janë po këto përvoja të cilët ata pa qenë të vetëdijshëm i projektojnë te njëri tjetri. Dean dhe Cindy janë pa pikë dyshimi, ende shumë të dashuruar me njëri tjetrin, mirëpo ata nuk janë të aftë të komunikojnë dhe kjo bëhet arsyeja që pavarësisht moshës së re, ata ngjajnë me një çift të vjetër, të frustruar e mllefosur me njëri tjetrin./Demokracia.com

Të ngjashme