Arte
Personazhi i famshëm i filmave aksion po rikthehet sërish në ekran
Demokracia
19:38 | 31 Mars 2021

Share:

Aktori i famshëm Sylvester Stallone i cili ka luajtur rolin e një prej personazheve më të njohura, Rocky Balboa, është duke punuar në rikthimin e tij.

Sylvester Stallone ka habitur të gjithë me një postim në Instagram ku bënë të ditur se po punon për një serial televiziv pararendës të serisë së filmave Rocky, shkruan Demokracia.com.

“Ky mund të jetë postimi më i çuditshëm që kam bërë deri tani. Sot në mëngjes nisa të shkruaj një skenar për një pararendës të Rocky-t, i destinuar për streaming. Ideja është të bëj disa sezone me nga 10 episode për të arritur në thelbin e personazheve. Shpresoj që të realizohet.”, ka shkruar ai në postimin në Instagram.

Ai ka postuar dy foto të faqeve ku ka shkruar me dorë së çfarë do të përmbajnë këto episode.

https://www.instagram.com/p/CNBNUsAJNLv/?utm_source=ig_web_copy_link

Ende nuk është konfirmuar asgjë se a do të realizohet ky serial, por ne do të ju mbajmë të informuar. /Demokracia.com/

Të ngjashme