ShowBiz
Përmes postimit, Tuna konfirmon lidhjen e dashurisë me Cozman?
Demokracia
22:58 | 13 Prill 2023

Share:

Ishte i papritur bashkëpunimi i reperit Cozman dhe këngëtares së njohur, Altuna Sejdiu e njohur ndryshe si Tuna, dy ish-të dashur, që dikur kishin bërë bujë e hite bashkë.

“I huj” u titullua projekti që duket se ka bashkuar çiftin dhe jo vetëm në jetën profesionale, por edhe atë private.

Deri tani kishim dyshime nëse Tuna mund t’i kishte dhënë një tjetër shans reperit, pas ndarjes së saj nga Patrisi.

Këngëtarja ka përzgjedhur disa video të fansave për t’i bërë repost në InstaStory-n e saj, ndërsa njëra prej videove shkruan:

“Tuna na mësoi të mos humbasim kohë kot, se në fund do kthehesh tek toksiku”.

Mbetet të shihet nëse dyshja më këtë projekt e kanë konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024