Sport
Përfundon pjesa e parë, Barcelona avancon në udhëtim te Villarreali
Demokracia
21:51 | 12 Shkurt 2023

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes midis Villarrealit dhe Barcelonës, shkruan Demokracia.com.

“Katalunasit” kanë avancuar 0:1 ndaj Villarrealit pas fraksionit të parë të lojës në stadiumin “Estadio de la Ceramica”

Pedri ishte autor i golit në minutën e 18-të i cili rodhi nga një aksion i ndërtuar në stilin “tiki-taka”.

Barcelona kishte dominim të plotë në këto 45 minuta lojë, por që gola tjerë nuk pati.

Ndryshe, sfida mes Villarrealit dhe Barcelonës është në kuadër të javës së 21-të kampionale në La Liga./Demokracia.com/

Të ngjashme