Sport
Përfundon miqësorja ndërmjet Ulpianës dhe Llapit, ky është rezultati
Demokracia
16:29 | 31 Janar 2023

Share:

Ulpiana dhe Llapi kanë barazuar në ndeshjen miqësore të zhvilluar të martën pasdite (sot).

Sfida mes dy skuadrave kosovare e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan u mbyll 1:1, shkruan Demokracia.com.

Fidan Gerbeshi realizoi golin për vendasit, ndërkaq për llapjanët shënoi Erjon Morina.

Kjo ndeshje kontrolluese vjen vetëm pak ditë nga fillimi i stinorit pranveror në futbollin e Kosovës.

Llapi pak ditë më parë është rikthyer në Antalia e Turqisë, atje ku qëndroi për disa ditë për të kryer fazën përgatitore./Demokracia.com/

Të ngjashme