Arte
Përfundon edicioni i 19-të i ‘Takimeve Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli’: Këto janë çmimet e ndara
Demokracia
15:00 | 15 Qershor 2021

Share:

Në edicionin e 19-të të “Takime ndërkombëtare letrare Azem Shkreli” përveç promovimeve të veprave janë ndarë edhe çmime për kontributet në krijimtarinë kulturore .

Kim Mehmeti u nderua me çmimin ndërkombëtar letrar “Azem Shkreli” për kontributin e dhënë në krijimtarinë kulturore dhe në letrat shqipe, informon Demokracia.com.

Në arsyetimin e Këshillit organizativ të Takimeve Letrare Ndërkombëtare Azem Shkreli, në përbërje të Aver Husaj-përgjegjës i departamentit kulturës, Ilire Zajmi-Rugova, Entela Kasi, Vjollca Dibra dhe drejtoreshës së bibliotekës së qytetit të Pejës Shengyl Kelmendi, thuhet se “Ky çmim i jepet Kim Mehmetit, pasi ai është rrëfimtar i lindur, i cili nuk u nënshtrohet shablloneve, por i dorëzohet qëndismës së lëndës së vet rrëfyese. Proza e tij është  vlerësuar e  veçantë dhe tërheqëse. Fati, si peshore e jetës, është ai që përcakton krijimtarinë e këtij autori”.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, drejtoresha e kulturës në komunën e Pejës , Xhenet Syka, tha se Peja vazhdon të nderojë figurën e bardit të poezisë Azem Shkreli, përmes organizimit të takimeve letrare ndërkombëtare duke sjellur emra e vlera të cilët krijojnë ura përmes letërsisë e fjalës së bukur poetike.

Çmimi për poezinë më të mirë të lexuar gjatë takimeve, iu nda Abdullah Zenelit për poezinë “Azemin nuk e pashë më ”.

Çmimi “Lirika e Azem Shkrelit” iu nda poetit turk Mesut Shenoll.

Poetja Vlora Konushevci, mori çmimin “Kalorësi i poezisë” ndërsa çmimi “Pajtimi” iu nda poetes boshnjake Mirsada Bibic Shabotic .

Me Çmimin për kontribut kombëtar u nderua ambasadori i parë i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, dhe Pen Qendra e Shqipërisë.

Gjatë këtyre dy ditëve Peja u shndërrua në epiqendër të ngjarjeve kulturore, me promovime librash, lexime poetike e promovime vlerash.

 

Të ngjashme