Lajme
Përfundoi takimi trilateral
Demokracia
16:49 | 18 Mars 2023

Share:

Takimi trilateral ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe ndërmjetësve të  Bashkimit Evropian, Josep Borrell e Miroslav Lajçak ka përfunduar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, raporton Demokracia.com.

Ky takimi ka zgjatur më pak se një orë.

Po ashtu, ka pasur takime dypalëshe midis përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe liderëve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka takuar në fillim përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërsa, pastaj ata kanë pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në agjendë të këtij takimi kanë qenë diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Të ngjashme