ShowBiz
Përfolën për një lidhje – Eros Grezda shfaqet sërish përkrah këngëtares shqiptare, Ajsel Abazi
Demokracia
12:22 | 13 Tetor 2022

Share:

Emri i futbollisti shqiptar, Eros Grezda vazhdon të lakohet për jetën e tij private krahas asaj profesionale.

Grezda i cili aktualisht luan në Ligën e Parë Turke për ekipin Manisa, së fundmi është përfolur për një histori të re dashurie.

Futbollisti nga Gjakova thuhet se po shijon romancën me këngëtaren shqiptare, Ajsel Abazi.

Dyshja prej ditësh kanë sjellë postime të ndryshme ku shihen përkrah njëri-tjetrit, dhe së fundmi ishte futbollisti ai që publikoi një të tillë.

Ai ka postuar një imazh teksa shihet bashkë me Ajsel, ndërsa të dy ndodhen në ashensor dhe të veshur me të zeza.

Kjo duket të ketë konfirmuar edhe më shumë zëra për një raport më shumë se shoqëror.

Kujtojmë që Erosi edhe në të kaluarën ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjet e tij romantike.

Muaj më parë 27-vjeçari i dha fund romancës me modelen e njohur nga Shqipëria, Oriola Marashi.

Menjëherë pas ndarjes u tha se ai ka nisur një tjetër lidhje me modelen spanjolle, Nicole Bohorquez, megjithatë kjo nuk ishte konfirmuar nga asnjëra palë.

Të ngjashme