Lajme
“Për t’i hyrë në hatër Kurtit”, Basha e krahason prokurorinë e Kosovës me të Serbisë
Demokracia
11:09 | 06 Janar 2024

Share:

Dimal Basha, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë një krahasim të çuditshëm.

Basha e ka krahasuar prokurorinë e Kosovës dhe Serbisë në lidhje me ndjekjen e Milan Radojiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, që tash kërkohet si organizator i sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

“Prokuroria në Serbi e lë Radojçiqin të qarkulloj lirshëm!

Edhe në Kosovë njejtë, Prokuroria jonë ia pat tërheq fletëarrestin derisa ai kontrollonte krimin në veri!” – shkroi ai.

Tutje, ai ka shkruar se Bleri Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, duhet të tregojë se pse e largoi fletarrestin për Radojiçiqin.

“Tash unë nuk pres me na tregu Kryeprokurori në Beograd pse e kanë liru një terrorist, por pres që Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale në Kosovë, përkatësisht Blerim Isufaj, me na tregu cili ishte sekreti me leju Radojçiçin të lirë?!

Kryeprokuror, çkado që na tregon nuk është më sekrete, përndryshe më shqetëson fakti që prokuroria jonë dhe ajo në Beograd ka trajtim të njejtë ndaj një krimineli si Radojçiç!” – shkroi ai.

Të ngjashme