Arte
Pasioni dhe dhimbja e artistit të pakuptuar nga turma
Demokracia
15:45 | 14 Maj 2021

Share:

Shfaqja “La Rrem” nuk është një shfaqje biografike dhe kjo gjë të dëftohet që në fillimet e saj.

“La Rrem” është një përkushtim nostalgjik, një ftesë për njohje a rikujtim të një prej artistëve më eklektik të vendit tonë, trashigimia artistike e të cilit vazhdon të konsumohet për shkak të vlerave universale, shkruan Demokracia.com

Muharrem Qena është një prej figurave të pakta artistike të cilin e njohin të gjithë, qoftë prej shfaqjeve teatrale apo prej muzikës e cila vazhdon e dëgjohet edhe sot. Përpos si një artist shumëdimensional Muharrem Qena është figura jokonfromiste që arriti të marrë vlerësimin me origjinalitetin e guximin e rrallë.

E vendosur në formën e shfaqje muzikore, me disa nga këngët e Muharrem Qenës të kombinuara me një performancë të mrekullueshme nga Ernest Malazogu, kjo shfaqje është e pamundur të ketë një kritikë kontruktive, për shkak të emocionaliteti dhe empatisë që ngjall historia e këtij artisti.

Regjinë e shfaqjes e ka bërë Kushtrim Koliqi me tekst nga Arian Krasniqi, ndërsa pjesë e ekipit të aktorëve, përpos Malazogut janë Shengyl Ismaili, Ylber Bardhi, Tristan Halilaj, Arta Selimi, Armend Baloku, Bujar Ahmeti dhe Flaka Latifi. Ndërkaq në ekipin realizues ishin edhe mor Dhomi, kompozitor; Yllka Brada, kostumografe; Mentor Berisha, skenograf; Florian Çanga, video projeksion; Kreshnike Osmani, asistent regjisore; Bajram Mehmetaj, inspicient.

Pasioni i madh dhe dhimbja që i shkaktohet mu për shkak të këtij pasioni dhe kohës devalvuese që mbizotëron janë dy tiparet dalluese të personazhit Muharrem Qena dhe tematikës së kësaj shfaqje. Ne mund të përjetojmë ndjenja të ndryshme gjatë shikimit mirëpo nuk mund të gjykojmë këtë karakter, gjenia e të cilit është përtej trivialiteti njerëzor./Demokracia.com/

 

Të ngjashme