Lajme
Pasi opozita e votoi marrëveshjen e MCC-së, Kurti i bie pishman për thumbimin që ua bëri në SHBA
Demokracia
14:49 | 28 Korrik 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka rënë pishman për deklaratën e tij që e bëri në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në, ku e thumboi opozitën kosovare.

Ndonëse shkoi si kryeministër i cili e përfaqëson shtetin e tij, Albin Kurti gjatë ceremonisë së nënshkrimit thumboi partitë opozitare në Kosovë sikurse të jetë kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe jo kryeministër i Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Pavarësisht se Kurti i thumboi partitë opozitare, këto të fundit e “djegën” Kurtin duke e votuar në Kuvendin e Kosovës pa mëdyshje marrëveshjen me MCC-në.

Duke e parë reagimin e opozitës, Kurti si duket i ka rënë pishman për deklaratat e tij një ditë më herët në SHBA, përcjell Demokracia.com.

“Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve. Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot. I falënderoj të gjithë dhe secilin nga 89 deputetët që me votën e tyre PËR ratifikuan grantin mbi 200 milionësh të MCC-së për energji e zhvillim. Mbështetja unanime e legjislativit për Programin Kompakt konfirmon ndikimin universal të saj: do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës”, ka shkruar ndër të tjerash Kurti.

LEXO EDHE: 

Dëshiron t’i ngjajnë | Kurti e provokon opozitën nga Uashingtoni, tenton t’i nxisë të votojnë kundër një marrëveshjeje Kosovë – SHBA

Postimi i plotë i Kurtit, pa ndërhyrje:

Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve. Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot.

I falënderoj të gjithë dhe secilin nga 89 deputetët që me votën e tyre PËR ratifikuan grantin mbi 200 milionësh të MCC-së për energji e zhvillim. Mbështetja unanime e legjislativit për Programin Kompakt konfirmon ndikimin universal të saj: do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës.

Nëpërmjet këtij granti, bashkë po trasojmë rrugën për një të ardhme energjetike të qëndrueshme, të sigurt dhe të pastër. Një investim gjigand që do të sjellë investime të reja.

LEXO EDHE: 

Si u mundua Kurti t’i gënjejë kongresistët amerikanë? Kryeministri i bënë të dyshojnë se opozita mund të mos e mbështesë marrëveshjen MCC, Kosovë – ShBA

Të ngjashme