Lajme
Pasi alarmuan se Kurti po shkelë zotimet ndërkombëtare të Pavarësisë, Presidenti Biden uron popullin për 17 Shkurtin: Mbështesim Kosovën multietnike
Demokracia
12:30 | 16 Shkurt 2024

Share:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një telegram urimi për 16 vjetorin e pavarësisë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden.

Pasi SHBA-ja u alarmua se Kosova po shkelë zotimet ndërkombëtare, se kryeministri Kurti nuk po kufizon vetëm opsionet që “SHBA-të të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovës në arenën ndërkombëtare”, por edhe se Kurti ka hyrë në një rrugë që cenon zotimet të cilat i mori Kosova kur fitoi mbështetjen ndërkombëtare për të krijuar shtetin – Republikën e Kosovës, Biden tha seKosova duhet të jetë multietnike.

Në letrën e Biden thuhet se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm të përforcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues.

Vërejtja amerikane e padëgjuar më parë që alaramon se Kurti po shkelë zotimet ndërkombëtare që Kosova i mori kur fitoi mbështetjen për të krijuar shtetin


Biden thotë se Kosova duhet të vazhdojë të angazhohet në dialogun me Serbinë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Biden në letrën e tij thotë se ky proces është i rëndësishëm drejt arritjes së normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes dyja vendeve.

Më poshtë letra e plotë:

E nderuara zonja Presidente:

Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës teksa festoni Ditën e Pavarësisë tuaj më 17 shkurt.

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm- të forcuar nga vizioni ynë i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më të begatë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm Kosovën multietnike dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për Dialogun të lehtësuar nga BE -ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë – një hap i rëndësishëm drejt njohjes së ndërsjellë eventuale. Krahas kombeve në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën, Shtetet e Bashkuara inkurajojnë lidershipin e Kosovës që të përmbushë të gjitha obligimet e saj, duke përfshirë të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura përmes këtij procesi.

Në vitin e ardhshëm, mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku për ndërtimin e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e shtetit të së drejtës. Unë gjithashtu pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm të sigurisë dhe përpjekjet e përbashkëta për të avancuar reformat e nevojshme për të arritur përfundimisht qëllimin e Kosovës për integrimin në BE. Dhe së bashku, ne do të vazhdojmë të ngrihemi për lirinë – përfshirë duke qëndruar së bashku me Ukrainën përballë agresionit brutal të Rusisë.

Të ngjashme