Lajme
Prishtina e përjetimeve, “Arbëria” pjesërisht pa ujë prej mesditës
Demokracia
22:27 | 09 Maj 2024

Share:

Një pjesë e madhe e lagjes ‘Arbëria’ në Prishtinë, nuk ka ujë të pijes që nga mesdita e sotme, raporton Demokracia.com.

Bëhet e ditur se banorët e një pjesë të Lagjes Arbëria në kryeqytet po përballen me mungesë të ujit që nga orët e mesditës së sotme. Akoma nuk dihen arsyet ose shkaktarët e ndaljes së ujit, pasi që banorëve nuk po u përgjigjen as zyrtarët e Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’, meqë ka qenë ditë pushimi. Atyre nuk po u përgjigjen as Qendra e Thirrjeve si kontakte zyrtare të saj, të cilët kujdestarojnë gjithmonë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” është bënë furnizimin me ujë në Prishtinë. Demokracia.com nuk ka arritur që të marrë një përgjigje nga kjo kompani lidhur më atë se cila është arsyeja e mungesës së ujit në këtë pjesë të kryeqytetit.

Kur ka intervenime në gypa apo ndonjë prishje, ndërmarrja informon në faqen e saj zyrtare. Sot nuk ka ndonjë lajmërim për ndalje të planifikuar të ujit në Arbëri. /Demokracia.com/

Të ngjashme