ShowBiz
Pas djegies së lokalit, reagon Noizy – tregon imazhin e familjarit ekstremist që e kreu veprën për shkak të bindjeve fetare
Demokracia
10:34 | 29 Qershor 2023

Share:

Reperit Noizy për të dytën herë brenda maujit i është djegur lokali që ka në Durrës.

Rasti është konfirmuar edhe nga autoritetet, gjersa për këtë ndodhi ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale edhe vet reperi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram, Noizy ka ndarë e ndjekësit fotografinë e personit që dyshohet se ka kryer veprën, duke thënë se është një ekstremist fetar që e cilëson si të kundërligjshme veprimtarinë që kryhet në atë lokal.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrorist. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. Lokali është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Të dua vëlla i vogël”, ka shkruar reperi shqiptar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Si rezultat i punës intensive hetimore për disa raste zjarrvëniesh, të kryera gjatë periudhës 10.06.2023-29.06.2023, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”, në kuadër të të cilit u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Eraldo Musteqja, 26 vjeç.

 

Të ngjashme
ShowBiz • 07 Maj 2024