Lajme
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet – mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin
Demokracia
23:38 | 07 Maj 2024

Share:

Në tetor të vitit 2022, mediat raportuan se Amou Haji, i cili njihej si “njeriu më i papastër në botë”, kishte vdekur në Iran.

Këtë “titull” e ka fituar pasi nuk është larë për gjashtë dekada dhe mbylli sytë përgjithmonë në moshën 96-vjeçare.

Amou ishte gjithmonë i mbuluar nga pluhuri dhe hiri, ai jetonte në një kasolle prej zhavorri, por gjithashtu u pa duke fjetur në gropat që kishte hapur më parë, raporton ladbible.

Pak para vdekjes së tij, vendasit arritën ta bindin atë që më në fund të bënte një banjë. Natyrisht, të dy ngjarjet nuk kanë lidhje sepse ai vdiq nga pleqëria.

Shtohen pyetjet se përse ai shmangu sapunin dhe ujin për 60 vjet.

Besohet se ai vuante nga “Ablutofobia”, do të thotë “frika e vazhdueshme e pajustifikuar nga larja ose pastrimi”.

Dyshohet se ai kishte frikë se do të sëmurej nëse do të pastrohej, domethënë se uji dhe sapuni shkaktojnë sëmundje.

Duke folur për fobinë që është më e theksuar tek fëmijët, mjekja Siva Lechor nga klinika “Toledo” tha se “ablutofobia është jashtëzakonisht e rrallë. Aktualisht e shohim më shpesh tek të moshuarit. Zakonisht te personat që kanë pasur eksperienca traumatike në të kaluarën”.

Ndryshe, shumëkush ishte përpjekure prej vitesh të marrin informacione për të kaluarën e tij dhe çfarë e shtyu Amou të drejtonte këtë mënyrë jetese.

E vërteta nuk u zbulua kurrë dhe në këtë formë u varros me iranianin.

Të ngjashme