ShowBiz
Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin
Demokracia
17:26 | 07 Maj 2024

Share:

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani feston sot ditëlindjen dhe po këtë ditë është ditëlindja e bashkëshortit të saj, Eduard Grishaj.

Lidhur me këtë rast, Arbana ka bërë një dedikim tejet emocionues për nder të ditëlindjes së partnerit të saj.

Bashkë me dedikimin emocionues ajo gjithashtu ka ndarë një video, përmes së cilës ngërthen rrugëtimin e tyre të deritanishëm të marrëdhënies së tyre.

 

“Urime ditëlindjen për shpirtin tim binjak, që gjithashtu është edhe shoku im më i mirë, një baba i kujdesshëm, një partner besnik, një regjisor i talentuar dhe një këngëtar, balerin dhe futbollist i madh. Je një bekim”, shkroi moderatorja në postimin e saj.

“Jam shumë me fat që ndaj ditëlindjen me ty e po ashtu rrugëtimin e madh që quhet jetë. Të dua”, deklaroi Arbana në postimin dedikues.

Foto: Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj / Instagram

Ajo mori urime të shumta gjithashtu nga miqtë e saj në përvjetorin e saj të lindjes.

Të ngjashme