Lajme
Parlamenti hungarez nënshkruan ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO
Demokracia
11:28 | 02 Mars 2024

Share:

Kryetari i parlamentit hungarez Sandor Lezak nënshkroi ratifikimin e protokollit të pranimit të Suedisë në NATO dhe i dërgoi projektligjin zyrës së presidentit të vendit për nënshkrim.

Deputetët hungarezë miratuan anëtarësimin e Suedisë në NATO më 26 shkurt, duke hequr pengesën e fundit për vendin nordik për të ndërmarrë një hap historik dhe për të thyer neutralitetin e tij që ka ruajtur gjatë dy Luftërave Botërore dhe Luftës së Ftohtë.

Ratifikimi i protokollit u miratua nga Parlamenti hungarez me një shumicë dërrmuese (188 vota nga gjithsej 199 deputetë), duke i dhënë fund pritjes gati dy vjeçare.

Tani presidenti i Hungarisë ka pesë ditë kohë për të nënshkruar projektligjin.

Të ngjashme