Sport
Paralajmërohet ardhja e Ronaldos në Kosovë
Demokracia
13:38 | 21 Nëntor 2022

Share:

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka paralajmëruar ardhjen e ish-legjendës braziliane, Ronaldo Nazario në Kosovë.

Së paku kështu ka lënë të kuptohet i pari i FFK-së në postimin e tij në “Facebook” ku ka bërë të ditur se është takuar me ‘Fenomenin’ në Katar, atje ku po zhvillohet Kupa e Botës.

Ai ka thënë se bashkë me brazilianin diskutuan për vizitën e parë të Ronaldos në vitin 1999 si dhe e ka ftuar që ta vizitojë Kosovën, ftesë të cilën, sipas Ademit, ai e ka pranuar me kënaqësi.

“Pas ndeshjes hapëse të Kupës së Botës 2022, Katari-Ekuadori e takova Fenomenin Ronaldo Luis Nazario de Lima. E kujtuam vizitën e tij të parë menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999. Ftesën time për ta vizituar sërish Kosovën, Fenomeni e pranoi me kënaqësi”, ka shkruar Ademi./Demokracia.com/

Të ngjashme