Arte
Paradë spektakolare në Egjipt: Transportohen 22 mumje
Demokracia
12:37 | 04 Prill 2021

Share:

Egjipti organizon paradën spektakolare, ku transportohen 22 mumje të faraonëve më të famshëm përfshirë Mbretëreshën Hatshepsut, në një muze të ri.

Të shtunën në Egjipt u organizua një paradë spektakolare, ku 22 mumje u transportuan nga qendra e Kajros në një muze të ri, shkruan Demokracia.com.

Mumjet e famshme u transportuan me mjete të zbukuruara me krahë dhe me dizajne faraonësh, ndërsa 21 të shtëna armësh nisën ceremoninë.

Udhëtimi i tyre zgjati një orë dhe shumica e mumjeve i përkisnin Mbretërisë së Re që udhëhoqi Egjiptin nga viti 1539 deri në vitin 1075 para Krishtit.

Në mesin e këtyre mumjeve ishin Ramses II, një nga faraonët më të famshëm dhe Mbretëresha e Hatshepsut, faraonja e vetme e Egjiptit, e cila mbante mjekërr për t’u mos u penguar nga tradita që kërkonte nga femrat të luanin vetëm rolet dytësore në hierarkinë mbretërore. /Demokracia.com/

Mummy of King Amenhotep II is transported through Cairo, 3 April 2021

The mummies will be transported from the Egyptian Museum on Cairo's Tahrir Square to their new homeThe mummy of King Ramses II was among those to be transported

mummies on theior way across caiuro

Të ngjashme