Lajme
Paraburgim ndaj personit që dyshohet se sulmoi seksualisht 11-vjeçaren
Demokracia
16:38 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit A.K., pasi dyshohet për sulm seksual ndaj një 11-vjeçarje.

Sipas njoftimit, gjykata ka marrë vendim pas parashtrimit të kërkesës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës e cila është e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku që i njëjti do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë apo edhe të falsifikojë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtin në përsëritjen e veprës penale”, thuhet në njoftimin për media.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Të ngjashme