Lajme
Pankarta “Kosova është Serbi”, Çitaku: Sportisët tanë i kanë shkelmuar muret e ngritura nga politika
Demokracia
22:39 | 12 Shtator 2023

Share:

Në ndeshjen kundër Romanisë, lojtarët e kombëtares së Kosovës kanë dalë nga fusha shkaku i banerit absolutisht të papranueshëm nga ana e tifozëve të Rumanisë, ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Pas gati një orë të ndërprerjes së ndeshjes, u vendos që lojtarë të rikthehen në fushën e gjelbër për të vazhduar ndeshjen.

Në lidhje me këtë temë, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se “sportisët tanë i kanë shkelmuar muret e ngritura nga politika”.

Postimi:

Sportisët tanë i kanë shkelmuar muret e ngritura nga politika.

Flamuri i Kosovës në mes të Bukureshtit.

Kosovë ❤️🇽🇰❤️

Të ngjashme