ShowBiz
‘Pa ngrënë prej 4 ditësh’, Cllevio në gjendje të rënduar shëndetësore
Demokracia
15:49 | 12 Qershor 2022

Share:

Cllevio u përfshi pak ditë më parë në një sherr me Noizyn, ku dhe si pasojë u akuza se ishte pikërisht ai që i kishte vendosur eksploziv biznesit të reperit në Durrës.

Tashmë Keviol Ahmetaj, i njohur me emrin e artit Cllevio ndodhet në paraburgimin e Fierit. Përmes një postimi në Instagram, ai ka bërë të ditur se po keqtrajtohet, është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe nuk i jepet asnjë mjekim.

“Keviol Ahmetaj po keqtrajtohej në paraburgimin e Fierit. I burgosuri është me të vjella, në grevë urie prej 4 ditësh dhe nuk i jepet mjekim. Çdo gjë është e faktuar në regjistrin e burgut. Dhoma në të cilën qëndron është në kushte mizerabël. Asnjë trajtim shëndetësor në gjendjen në të cilën ndodhet. Nuk i jepet mundësia as të ankohet në asnjë institucion”, thuhet në postimin e reperit.

Të ngjashme
ShowBiz • 07 Maj 2024