Lajme
Osmani negocioi me Vuçiqin për çështje të brendshme të Kosovës: Zgjedhjet e reja në veri
Demokracia
09:35 | 02 Qershor 2023

Share:

Ndonëse erdhën në pushtet me retorikën se për çështje të brendshme të Kosovës nuk do të diskutohet me Serbinë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, po e bëjnë pikërisht të kundërtën, duke negociuar me Serbinë për çështje të tilla.

Edhe pse është e thirrur për të vepruar sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka pranuar që të ulet në të njëjtën tavolinë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me të cilin ka arritur dakordim për çështje tërësisht e brendshme e shtetit të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Ajo, në këtë takim ku ishin edhe presidenti francës Emanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe shefin e politikës së jashtme evropaine Josef Borrell është dakorduar që Kosova të organizojë zgjedhje të reja, të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës: Zveçan, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok, shkruan Demokracia.com.

Në këtë mënyrë, në kundërshtim me detyrat e saj kushtetuese, presidentja Osmani vuri në tavolinë e bisedimeve pjesë e së silës ishte Vuçiq, një çështje të brendshme të Kosovës. Osmani ka thënë se ka qenë kërkesë e qartë edhe e Gjermanisë dhe Francës, që kurdo që organizohen zgjedhjet të ketë participim, mos t’u ndalohet serbëve dhe të mos ketë presion mbi ta që ata të participojnë në zgjedhje.

Osmani ka thënë se brenda ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës ekziston mundësia që të ketë zgjedhje të reja, mirëpo është me rëndësi që serbët në veri të marrin pjesë në to, ta shfrytëzojnë participimin. “Pra ata duhet të marrin pjesë dhe t’i zgjedhin kryetarët që dëshirojnë dhe të sigurohen për respektimin e të drejtave të tyre nëpërmjet përfaqësuesve që ata i zgjedhin”, është shprehur Osmani, duke mos e përjashtuar këtë veprim si zgjidhje për shtensionimin e situatës.

Lexo edhe: 

LAJMI I FUNDIT | DORËZOHET Albin Kurti, pajtohet për zgjedhje të reja në komunat veriore

Lexo edhe: 

Zgjedhjet e reja | Ku po mbështetet Osmani që kërkon t’ua ndërpresë mandatin 4 kryetarëve dhe të mundësojë kthimin e serbëve në komuna

Lexo edhe:

E paprecedent | Osmani e gatshme të hedh poshtë zgjedhjet e 23 prillit, serbëve iu tregon si t’ua ndërpresin mandatin 4 kryetarëve shqiptarë

Të ngjashme