Sport
Operohet me sukses mesfushori argjentinas
Demokracia
16:51 | 10 Shkurt 2023

Share:

Papu Gómez i është nënshtruar një operacioni, për të zgjidhur problemin në ligamentin deltoid të kyçit të këmbës së majtë, që e shqetësonte që nga Kupa e Botës, ku e dëmtoi kyçin.

Argjentinasi është operuar me sukses nga mjekët prestigjioz Pedro Luis Ripoll dhe Niek Van Dijk nga klinika e ekselencës e FIFA-s Ripoll dhe De Prado. Një ndërhyrje në të cilën ishin të pranishëm edhe mjeku i skuadrës argjentinase Daniel Martínez dhe një fizioterapist nga Sevilla.

Mesfushori i Sevillas do të mungojë për rreth pesë javë. Papu ka marrë pjesë këtë sezon në 18 ndeshje, gjithsej 911 minuta, duke nënshkruar dy asistime. Lojtari u kthye i prekur nga Kupa e Botës dhe u ‘dorëzua’ kundër Elçes më 28 janar, ku ai kaloi vetëm 19 minuta në fushë.

Të ngjashme