ShowBiz
Olta Gixhari mahnit me linjat trupore në fotografitë e reja me bikini
Demokracia
19:32 | 21 Korrik 2023

Share:

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, po vazhdon të jetë akoma një personazh mjaft i komentuar në rrjete sociale.

Ajo së fundmi ka ndarë disa fotografi në Instagram, në të cilat ka pozuar me bikini nga pushimet.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 publikoi disa momente të veçanta gjatë arratisjes me familjen.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta ka vënë në pah fizikun e mrekullueshëm në një palë bikini të zeza, ku është shfaqur dhe tërësisht pa makijazh.

“E fundit është e preferuara ime”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Foto: Screenshot/Instagram

Në të fundit, ajo ka pozuar nga mbrapa gjatë perëndimit të diellit, gjersa merr vëmendje pamja e mrekullueshme.

Olta përndryshe bëri bujë të madhe në këtë edicion të Big Brother, ku ishte njëra nga rivalet e fituesit, Luiz Ejlli.

Të ngjashme