Lajme
OBSH-ja e shqetësuar për kërcënimin në rritje të sëmundjeve infektive, shkak lufta në Gaza
Demokracia
14:12 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për kërcënimin në rritje të sëmundjeve infektive pasi luftimet zhvendosin gjithnjë e më shumë banorë të Gazës.

Strehimoret janë të mbipopulluara, higjiena personale është e vështirë, ilaçet janë në mungesë dhe sistemi i kujdesit shëndetësor është i mbingarkuar, raporton The Telegraph, transmeton Klankosova.tv.

Në tre muajt deri në mes të dhjetorit, OBSH-ja regjistroi 180 mijë raste të infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, 136 mijë e 400 raste diarreje (gjysma te fëmijët nën pesë vjeç) dhe 55 mijë e 400 raste me morra dhe zgjebe.

Të ngjashme