ShowBiz
“Nuk ka kuptim Big Brother pa Luizin”, Armaldo fillon të ndjejë mungesën e këngëtarit në shtëpi
Demokracia
13:25 | 22 Janar 2023

Share:

Këngëtari Luiz Ejlli dhe ish-konkurrentja e “Përputhen” Efi mbrëmë (e shtunë) pas ‘Prime’-it u vendosën në një dhomën të veçantë, e ndarë nga pjesa tjetër e banorëve.

Ata do të qëndrojnë të izoluar deri të martën (24 janar) dhe si obligim kanë të kujdesen për një fëmijë (lodër), në rast se dyshja thyen rregullat dhe kontaktojnë banorët e tjerë do të penalizohen duke i zbritur 2000 euro nga çmimi i madh.

Por, disa prej banorëve kanë filluar të ndjejnë tashmë mungesën e Luizit, ishte Armaldo ai që gjatë diskutimit me Kiarën tha se pa të Big Brother nuk ka kuptim.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

“Nuk ka kuptim Big Brother pa Luizin, si do t’ja bëjmë, të flasim drejtë, nuk ka kuptim, pikë mbaroi, nuk ka më dyshim, do të shohim këto dy-tre ditë se çfarë do bëjmë, më kë unë mund të bëjë një debat, të bëjë një shaka”, i tha Armaldo-Kiarës.

Në anën tjetër edhe Kiara është afruar tek dera e dhomës ku po qëndrojnë Luizin me Efin dhe ka komunikuar me ta.

Theksojmë që qëndrimi i Luizit dhe Efit për të qëndruar bashkë të ndarë nga banorët e tjerë erdhi pasi dyshja u zgjodhën fitues të garës “The Voice of Big Brother”.

Të ngjashme