Kuriozitete
Nuk e dinte se ishte në transmetim direkt, prezantuesja e BBC ngrit para kamerës gishtin e mesëm
Demokracia
14:58 | 07 Dhjetor 2023

Share:

Në internet është shfaqur një video e Maryam Moshiri që është bërë virale.

Bëhet fjalë për prezantuesen e BBC News e cila tregon gishtin e mesëm para se të kuptojë se ishte në transmetim direkt në program.

Siç raporton Daily Mail, Moshiri është një prej redaktoreve më me peshë të këtij mediumi britanik.

Në videon e publikuar më poshtë, ajo fillimisht bën mimika duke mos e ditur se ishte në transmetim direkt dhe më pas ngrit gishtin e mesëm.

Megjithatë, pasi e kuptoi se çfarë kishte bërë, ajo largoi shpejtë dorën dhe në një fare forme ia bëri me dije se e kuptoi që ka gabuar.

“Direkt nga Londra, ky është BBC News”, thotë ajo.

Ky skandal ndodhi në orët e para të mesditës, kur lajmi transmetohet për shikuesit në mbarë botën.

 

Të ngjashme
Kuriozitete • 17 Qershor 2024