Auto&Tech
Njihuni me ‘bishën’ me të cilën do të udhëtojë Joe Biden: Vetura e blinduar që ka edhe avionin e saj
Demokracia
13:15 | 27 Janar 2021

Share:

“The Beast” apo “Bisha” është limuzina presidenciale me të cilën do të udhëtojë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden. E njëjta konsiderohet si një prej veturave më të sigurta në botë.

Demokracia.com iu sjellë pesë faktet më interesante  për “gjigantin” 7.5 ton për të cilin duhet të lexoni më poshtë:

Është një lloj i tipit Cadillac

“Bisha” ka shumë pak gjëra të përbashkëta me modelin e prodhimit Cadillac One nga motori dhe konstrukti, të cilat bazohen në automjete komerciale me peshë të madhe të GM, thuhet në një raport të Leftlanenews, transmeton Demokracia.com

Komponentët si “koka” dhe “bishti i dritave”, grila e përparme e bëjnë atë të duket si një Caddy por nën të është krejtësisht e ndryshme.

Makina ka “avionin” e vet

Shërbimi Sekret përdor një avion C-17 Globemaster për të transportuar “Bishën”, ka një tjetër limuzinë dhe një automjet komunikimi Chevrolet Suburban të blinduar rëndë, në çdo kohë që presidenti udhëton. Automjeti i komunikimit Suburban quhet Roadrunner i cili thuhet se gjendet një zyrë komunikimi e lidhur me një satelit ushtarak, raportojnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.com

Sigurisht është e blinduar, por deri në çfarë mase?

Leftlanenews shkruan se “The Beast” ka forca të blinduara 8 inç dhe dritare të trasha pesë inç, si dhe përforcim Kevlar për gomat gjigande Goodyear që janë gjithashtu të sheshta. Kabina është mbyllur për “botën e jashtme” që shërben për mbrojtje në rast të ndonjë një sulmi kimik .

Është shumë mirë i pajisur

Vetura ka pajisje zjarrfikëse, rezervuarë oksigjeni, një depo me llojin e gjakut të presidentit, bombola gazi lotsjellës, armë gjahu, dhe me sa duket edhe granatahedhës.

Shoferi është më i mirë se Jason Statham në The Transporter

“Bisha” mund të duket sikur një autobus shkollor dhe jo një makinë sportive, por këta shoferë janë trajnuar për të ekzekutuar kthesat dhe manovrat e tjera të evazionit në stilin e policisë./Demokracia.com

 

 

 

 

Të ngjashme