Lajme
Njeriu që nderonte me grusht Enver Hoxhën dhe këshilltari i Kurtit, Hysamedin Feraj i reagon të Dërguarit të Posaçëm të ShBA-së
Demokracia
20:23 | 06 Qershor 2023

Share:

Hysamedin Feraj, këshilltari i kryeministrit Kurti, ka shprehur mbështetjen e tij për kryeministrin Kurti pas deklaratave të emisarit të ShBA-ve, Gabriel Escobar, i cili dha disa mesazhe të qarta dhe thumbuese në të njëjtën kohë për situatën e krijuar para gazetarëve duke thënë se “ShBA qëndron me popullin e Kosovës” por se nuk mbështet një individ – fjala për Kurtin – i cili “nuk ka instinkt bashkëpunimi”.

“Ne gjithmonë do të qëndrojmë krah popullit të Kosovës. Por kjo s’do të thotë që do të qëndrojmë krah një individi që nuk e ndan atë instinkt për të bashkëpunuar e për t’u bashkërenduar.”, tha sot Escobar në Prishtinë.

E kësaj deklarate të të dërguarit të SHBA-së, i është kundërpërgjigjur Hysamedin Feraj.

Në reagimin e tij, Feraj theksoi se nuk është vetëm një individ – duke aluduar në kryeministrin Kurti – që nuk pranon t’i nënshtrohet Serbisë dhe banditëve të saj, por një popull.

Të ngjashme