Lajme
Njëri me kallashnikov e tjetri me pistoletë, si ndodhi sherri në Krushë të Madhe për një veturë
Demokracia
10:02 | 18 Korrik 2022
Ilustrim

Share:

Një ngjarje e pazakontë është raportuar të dielën në fshatin Krushë e Madhe në Rahovec.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 14:35 në fshatin Krushë e Madhe në Rahovec ka pasur të shtëna me armë zjarri me ç’rast janë përdorur kallashnikov dhe pistoletë, shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit të Policisë, deri te incidenti ka ardhur si pasojë e shit-blerjes së një veture.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit së bashku edhe me një të dyshuar tjetër mashkull  kosovar(familjarë), dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me shit-blerjen e një veture, me dy të dyshuar tjerë meshkuj  kosovarë (vëllezër), kanë shtënë me armë zjarri,  (njëri me pistoletë e tjetri me AK-47) në drejtim të njërit-tjetrit, por që nuk  ka persona të lënduar”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

POSEDIM & PËRDORIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS

Fsh. Krushë e Madhe, Rahovec, 17.07.2022 – 14:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit së bashku edhe me një të dyshuar tjetër mashkull  kosovar (familjarë), dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me shit-blerjen e një veture, me dy të dyshuar tjerë meshkuj  kosovarë (vëllezër), kanë shtënë me armë zjarri,  (njëri me pistoletë e tjetri me AK-47) në drejtim të njërit-tjetrit, por që nuk  ka persona të lënduar . Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të AK-47, tri gëzhoja të pistoletës dhe një fishek pistolete. Gjithashtu është sekuestruar edhe një revole me një karikator. Të dyshuarit, janë larguar me vetura në drejtime të ndryshme. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante. /Demokracia.com/

Të ngjashme