Lajme
Një vit e gjysmë burg për ish-zyrtarin e Gjendjes Civile në Prishtinë për falsifikim të dokumentit zyrtar
Demokracia
16:35 | 06 Shtator 2023

Share:

Ish-zyrtari i Gjendjes Civile, Rexhep Mehmeti, është dënuar me një vit e gjysmë burg për falsifikim të dokumentit zyrtar.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall sot nga kryetarja e trupit gjykues, Alltën Murseli, raporton Betimi për Drejtësi.

“Pas përfundimit të shqyrtimi gjyqësor dhe pas këshillimit dhe votimit nga ana e trupit gjykues, shpall këtë dhe në emër të popullit merr aktgjykim kundër të pandehurit Rexhep Mehmeti për shkak të veprave penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427, paragrafi 1 lidhur me nenin 77, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, 1.3, 1.4 dhe 1.5 të KPRK-së, sepse i njëjti sipas detyrës zyrtare, trupi gjykues ka bërë rikualifikimin dhe ka ardhur në përfundim se kemi të bëjmë me veprën penale në vazhdimësi falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 427, par. 1 të KPK-së. Prandaj, gjykata në bazë të nenit 4, 7, 17, 38, 39, 40, 42, 79, 427 të KPRK-së, si dhe në bazë të neneve 364, 452 të KPRK-së, të njëjtin e gjykon me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e 6 muaj”, ka thënë gjykatësja Murseli.

Gjykatësja ka thënë që të akuzuarit Mehmeti, në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak, si dhe njoftoi që vepra penale është ricilësuar nga “Falsifikim i dokumentit zyrtar” në veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar në vazhdimësi”.

Të ngjashme