Auto&Tech
Një grup ligjvënësish demokratë ka bërë thirrje për një hetim në lidhje me kompaninë e Elon Musk, Neuralink
Demokracia
18:23 | 27 Nëntor 2023

Share:

Një grup ligjvënësish demokratë ka bërë thirrje për një hetim në lidhje me kompaninë e Elon Musk, Neuralink.

Kjo e fundit akuzohet për keqtrajtimin e kafshëve, sidomos majmunëve të pajisur me çip, pasi thuhet se ata vuajnë tashmë nga truri i fryrë, paraliza, kriza e depresionit.

Musk ka deklaruar se më parë asnjë majmun nuk ka ngordhur si rezultat i Neuralink.

Deklarata e tij u kundërshtua menjëherë nga ligjvënësit, të cilët thanë se kishin parë prova që kundërshtonin pretendimet e miliarderit dhe se vdekjet e majmunëve lidhen drejtpërdrejt me Neuralink dhe përpjekjet e saj për të zhvilluar teknologji implantuese të trurit.

Ndryshe, thirrja për hetim, vjen pasi kompania po kërkon të rekrutojë për provën e saj të parë njerëzore për implantet.

Ligjvënësit kërkojnë transparencë dhe hetim të hollësishëm nga autoritetet, për të mbikëqyrur etikën e eksperimenteve të bëra.

Hetimi i mundshëm do të përshkojë aspektet e mirëqenies së kafshëve, sigurisë dhe transparencës së veprimeve të Neuralink.

Të ngjashme
Auto&Tech • 07 Maj 2024