Sport
Një gol, tri pikë – Barcelona vazhdon me fitore në La Liga
Demokracia
22:56 | 12 Shkurt 2023

Share:

Barcelona ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Villarreali, në kuadër të javës së 21-të në La Liga.

“Katalunasit” triumfuan 0:1 ndaj Villarrealit në stadiumin “Estadio de la Ceramica”, shkruan Demokracia.com.

Pedri ishte autor i golit në minutën e 18-të i cili rodhi nga një aksion i ndërtuar në stilin “tiki-taka”.

Barcelona vazhdoi institimin në minutat në vazhdim, por që në fund fituan me vetëm një gol.

“Blaugrana” janë lider me 56 pikë, 11 më shumë se Real Madridi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Villarreali zë vendin e 8-të me 31 pikë të tubuara./Demokracia.com/

Të ngjashme