Arte
Një dokumentar për jetën e Amy Winehouse do të përkujtoj këngëtaren në 10 vjetorin e vdekjes
Demokracia
16:22 | 01 Prill 2021

Share:

Përvjetori i vdekjes së Amy Winehouse do të përkujtohet në një dokumentar special nga BBC Two.

Amy Winehouse: 10 Years On do të festoj jetën dhe trashëgiminë e ikonës së ndjerë, transmeton Demokracia.com

Janice Winehouse, nëna e Amy, familjadhe miqtë do të flasin për këngëtaren dhe do të e kujtojnë duke ndarë material të paparë më parë .

“Janis jeton me sklerozë të shumëfishtë, një gjendje e mund të bëj atë të harrojë Amy’n, prandaj ky dokumentar është kujtimi i saj personal për Amy,” thotë një njoftim për shtyp.

“Nuk e ndiej që bota e njihte Amy-në e vërtetë, atë që unë solla në jetë dhe unë po pres me padurim mundësinë për të ofruar një kuptim të rrënjëve të saj dhe një pasqyrë më të thellë në Amy-në e vërtetë”, shtoi Janis inehouse.

“Amy Winehouse: 10 Years On premton të jetë një portretizim festues dhe intim i një prej talenteve muzikorë më të ndritshëm që Mbretëria e Bashkuar ka parë ndonjëherë”, thanë redaktorët Max Gogarty dhe Rachel Davies në deklaratë./Demokracia.com

 

Të ngjashme