ShowBiz
Një çift i ri jashtë BBVA? Ish-banorët postojnë pranë njëri-tjetrit
Demokracia
08:27 | 16 Prill 2024

Share:

Historia është përsëritur. Edhe këtë vit në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka pasur çifte që kanë marrë shumë vëmendjen e publikut dhe janë bërë kryefjalë në media.

Romeo-Heidi, Meriton-Ilnisa krijuan një romancë në shtëpinë më të famshme që po komentohet shumë. Shumë e shohin si një marrëdhënie brenda lojës dhe shumë të tjerë besojnë në ndjenjat e sinqerta mes tyre, megjithatë dimë të themi se jo vetëm brenda këtij formati vjen era e “dashurisë”.

Dy ish-banore janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin në një postim në Instagram ku nuk mungojnë dedikimet.

Fjala është për Deanin dhe Drinin të cilët në një foto shfaqen nën shoqërinë e njëri-tjetrit duke pirë verë, ndërsa në një tjetër gazetarja përqafon dhe puth në faqe ish-banoren.

Postimi mori shumë komente. Lë të kuptohet se mes tyre po zihet diçka dhe e kanë mbajtur të fshehtë deri më tani.

“Shfleto për lumturinë”, shkruajnë ata në postim.

 

Të ngjashme